Pasi u nda nga Selena, Justin gjen ngushëllim në krahët e kësaj vajze

Muaj më parë Selena Gomez dhe Justin Bieber pas një kohe të gjatë pas ndarjes ishin ribashkuar.

ShowBiz

23/03/2018 12:01

Ata kanë qenë vazhdimisht të vëzhguar nga paparacët, ku shfaqeshin tejet të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, gjithçka ndryshoi rreth marrëdhënies së tyre, çifti sërish janë ndarë, në bazë të raportimeve të medieve të huaja si shkak i familjes së Selenës të cilët nuk e kanë pranuar lidhjen.

Selena menjëherë ishte paraqitur në publik, duke shijuar plazhin bashkë me shoqëri, por edhe çiklizmin.

Ndërsa, ishte Justin ai i cili ka befasuar të gjithë kur u fotografua duke dalur nga një klub striptizi bashkë me Baskin Champion. /Lajmi.net/