Pasi u martua, Justin Bieber heq dorë nga muzika

Justin Bieber nuk do të kthehet në muzikë.

ShowBiz

15/11/2018 17:09

Justin Bieber është duke shijuar jetën jashtë muzikës, teksa po kupton se çfarë dëshiron të bëjë tjetër, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Këngëtari është angazhuar për të kaluar me shumë kohë me bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin, tha për “People” një burim i afërt me çiftin.

“Ai është i lumtur dhe i kënaqur,” thotë burimi. “Ai është në dashuri me Hailey. Ajo e inkurajon atë të bëjë gjithçka që ai dëshiron të bëjë”.

Bieber, 24 vjeç dhe Baldwin, 21 vjeçe, të cilët u martuan në një ceremoni të fshehtë në shtator, nuk kanë fshehur romancën e tyre që nga momenti kur u bë publike lidhja e tyre. /Lajmi.net/