Pasi u kërkua aq shumë, Whatsapp sapo lançoi opsionin që do i “shpëtojë jetën” të gjithëve

Të gjithë jemi përdorues të Whatsapp dhe me shumë mundësi, nëse do të kontrollonit në telefonat tuaj se cili është aplikacioni që ju zë më shumë vend në memorie, do të jetë pikërisht Whatsapp.

Auto & Tek

17/08/2018 13:20

Kjo jo vetëm sepse bisedat janë të pafundme, por sidomos fotot, videot dhe materialet e tjera që dërgoni aty janë të shumta dhe rrallë herë “kemi nerva” t’i fshijmë deri në momentin kur s’na ka mbetur më memorie dhe detyrohemi të fshijmë çfarë nuk na duhet.

Duke nisur nga 12 nëntori, aplikacioni Whatsapp jua bën të mundur të mos merakoseni më sepse do të ketë vetë si aplikacion një memorie të pafundme, pa ndikuar në memorien e përgjithshme të aparatit tuaj celular duke funksionuar pakashumë si “Google drive” ku ju ruani pafund dhe nuk dëmtoni celularët tuaj.

Whatsapp ka rreth 1.5 bilion përdorues aktivë që me shumë mundësi ndjenë një kënaqësi të veçantë sapo morën vesh këtë lajm. /Blitz.al/