Pasi u bënë prindër, Robbie Williams dhe Ayda blejnë rezidencë në Malibu

Çifti kanë blerë shtëpi të re në vlerë 15.9 milionë funta.

ShowBiz

10/09/2018 10:42

Pasi fituan milionat me kontratën në “X Factor”, çifti kanë blerë mega-rezidencë në Malibu, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ata kanë blerë një vilë të stilit italian, në të cilën jetonte më parë Janet Jackson.

Robbie dhe Ayda kanë njoftuar këtë javë se u bënë prindër të fëmijës së tretë, që është një vajzë të cilën e solli në jetë një grua surrogate.

Tani pas blerjes së rezidencës çifti do të shijojnë pamjet mahnitëse të oqeanit nga maja e shkëmbit, shtëpia u ndërtua fillimisht në vitin 1981, por u rinovua rreth një dekade më parë. /Lajmi.net/