Pasi të gjithë menduan se Stresi i shpëtoi dënimit në burg, Keisi poston çastet intime me partnerin në shtrat

Jo më larg se dita e djeshme, të gjithë menduam se Stresi i shpëtoi burgut pasi menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika, publikoi një video ku shihet me Stresin në një klub nate.

ShowBiz

05/12/2018 22:11

“Stresi është i lirë”, kishte shkruar Demika në përshkrimin e kësaj videoje, ndërkohë që shumë njerëz menduan se reperi ishte liruar.

Por në fakt reperi vuan ende dënimin në burg dhe ekskluzivisht për Intv.al menaxheri i njohur tregoi se vidoeja që kishte postuar ishte një video e vjetër.

E teksa stresi vazhdon të qëndroi pas hekurave Keisi, e dashura e tij, ka ndarë me ndjekësit e saj disa moment mjaft intime, një foto dhe video nga shtrati.

Ndërsa ajo dhe Stresi flenë në shtrat, Keisi ka shfrytëzuar momentin për të bërë disa kujtime.

Në këtë mënyrë bukuroshja tregon se i mungon koha e kaluar me reperin, i cili ende nuk duhet se kur do të lirohet nga burgu./intv.al