Pasi ta shihni çfarë i bën alkooli mëlçisë, asnjëherë më nuk do të konsumoni

Të gjithë e dimë se alkooli mund të ndikojë në shtimin e peshës, shëndetin e zemrës dhe në mëlçi, por nëse e shihni me sytë tuaj dëmin që alkooli ia bën mëlçisë, padyshim se do të mendoni dy herë para se të pini prapë birra.

Lifestyle

17/05/2018 16:54

Në një video nga Lifechangers, Dr. Drew Pinsky iu shpjegon shikuesve se si konsumimi i tepërt i alkoolit mund t’ua dëmtojë mëlçinë, transmeton Telegrafi.

Videoja është nga viti 2011, ndërkaq Dr. Drew e ka krahasuar një mëlçi të shëndetshme me një mëlçi të dikujt që ka konsumuar alkool.

Siç do ta shihni edhe vet, mëlçia e shëndetshme mban ngjyrë më të kuqe dhe duket më mirë e formësuar, ndërkaq mëlçia me cerozë ka ngjyrë hiri dhe është e mbushur me shenja.

Dr. Drew thotë se nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet, i tërë trupi fillon të mos funksionojë siç duhet, madje edhe sistemi i imunitetit dobësohet dukshëm.

Vlen të ceket se ceroza shfaqet kur mëlçia dëmtohet përherë nga dëmet afatgjate si pasojë e abuzimit me alkool, hepatitit apo obezitetit.

YouTube player