Pasi ta lexoni këtë, vështirë se do të hani mish pule

Pas shumë viteve thashetheme, FDA tani më në fund ka konfirmuar praninë e arsenikut, një nga shkaktarët e kancerit, në mishin e pulës në SHBA.

Lifestyle

13/12/2016 20:51

Hulumtimi i kryer nga FDA ka gjetur se arseniku i cili shtohet në ushqimin e pules, përfundon në mishin e pules dhe me konsumin e mishit, hyn në trupin tonë. Pra, për gjashtëdhjetë vitet e fundit, konsumuesit amerikanë të mishit të pulës, kanë futur në organizmin e tyre edhe arsenik, një shkaktar i kancerit.

Deri në këtë studim, industria e mishit të pulës dhe FDA mohuan se arseniku që gjendet në ushqimin e pulave përfundon në mish, duke pretenduar se arseniku largohet jashtë nga jashtëqitjet e pulave, natyrisht, pa asnjë dëshmi shkencore, transmeton lajmi.net

Megjithatë, edhe pse zbulimi ka ndodhur, në shumë vende nuk është hequr nga shitja mishi i pules. Nuk është shumë e rëndësishme sa është përqëndrimi i arsenikut në mishin e pules, përsëri si një kancerogjen, rrit rrezikun e kancerit.

Prandaj, para se të bleni mish të pules ju duhet të mbani mend këshillat e mëposhtme:

Kontrolloni datën në paketim.
Ngjyra e mishit duhet të jetë e kuqe dhe kur dallohet se është i freskët.
Sigurohuni që mishi të jetë organik./Lajmi.net/