Pasi shkaktoi aksidentin e vendosi trupin e vdekur të shokut të ngushtë në ulësen e vozitësit

Një vozitës i dehur ka përplasur veturën e tij, pastaj e ka vendosur trupin e vdekur të shokut të tij në ulësen e vozitësit duke e fajësuar atë për aksidentin, ka raportuar policia.

Bota

19/05/2018 15:06

Jack H. Kaplan, 22 vjeçar, dyshohet se e ka përplasur automjetin e tij në një pemë në tetor të vitit 2016,  duke e lënduar shumë rëndë 21 vjeçarin, Jal Dupler.

Por në vend që të e linte shokun e tij në karrigën që ai ishte dhe të thërriste menjëherë për ndihmë 911, Kaplan është duke u akuzuar që e ka vendosur shokun e tij në karrigën përkrah tij, dhe pastaj ka thirrur babain e tij.

Ai ka qenë aty një orë më parë se emergjenca të vinte, të cilët më në fund janë thirrur nga babai i Kaplan, 26 minuta pasi që vrasësi i dyshuar ka thirrur atë.

Kur ata më në fund janë përgjigjur, 7 minuta pasi që thirrja është bërë, Kaplan, i Zionville, ishte duke pritur në veturën e babait të tij.

Dupler e dërguan me urgjencë në spitalin St. Vincent Hospital në Indianopolis, ku ai vdiq nga një lëndim i rëndë në kokë disa orë më vonë.

Buletini i Herald ka raportuar që Kaplan, i cili ka shpëtuar me dëmtime minore, ka deklaruar se ai dhe Dupler kanë shikuar disa lojëra basketbolli së bashku në një bar. Ai po ashtu ka thënë që ai ishte shumë i dehur për të vozitur, dhe ka insistuar që shoku i tij të vozisë  veturën Ford Explorer. Por kjo storie ka filluar të zgjidhet kur hetuesit kanë zbuluar që ADN-ja e Kaplan ka qenë e lidhur vetëm me anën e vozitësit.

Po ashtu, ata kishin vërejtur që dëmtimet e Dupler në anën e pasagjerit.

Akuzat janë ngritur kundër Kaplanit përfshirë edhe se ka dështuar të rrijnë në vendin e aksidentit që ka rezultuar me vdekje, duke shkaktuar vdekjen e personit tjetër duke vozitur i dehur, si dhe pengim i organeve të drejtësisë.

Ai do të paraqitet para gjykatës me datën 23 maj të këtij viti.

Ky rast është rast i dhimbshëm dhe tragjik, ku askush nuk ka dalë fitimtarë në fund. Por Z. Kaplan do të ketë ditën e tij në gjykatë, dhe më në fund e vërteta të dalë në dritë.