Pasi publikoi projektin e ri, Dafina i vë këtë epitet Taynës

Dy ditë më parë, Tayna ka publikuar projektin e saj të ri.

ShowBiz

19/11/2018 10:50

Tayna erdhi më ndryshe në projektin “Pow Pow”, të cilin e solli të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Për këtë këngë, reperja ka pranuar reagime të shumta nga disa artiste, të cilat aludojnë në atë se Tayna u ka bërë ‘diss’.

Në anën tjetër, shumë prej këngëtarëve i kanë dhënë përkrahje publike Taynës, e një prej tyre është Dafina Zeqiri.

“Bishë e keqe, “Pow Pow” është publikuar”, ka shkruar Dafina, duke e shpërndarë këngën e saj.

Ndërsa, Tayna është shprehur e lumtur që ka marrë mbështetje nga një femër, ajo shkroi “Gratë e fuqishme e mbështesin njëra-tjetrën”.

Kujtojmë që kënga “Pow Pow” tashmë ka arritur shifrën prej 1 milion klikimesh në kanalin YouTube, kurse detajet rreth asaj se si është realizuar klipi mund t’i kuptoni në linkun e mëposhtëm ku gjendet intervista e Taynës për “Mirage”. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player