Pasi publikoi këngën, sëmuret Mozzik

Reperi Mozzik është një prej emrave më të dashur për publikun nga estrada jonë.

ShowBiz

16/04/2018 15:00

Ai është duke punuar vazhdimisht që të ngritet në skenën muzikore, ndërsa së fundi ka lansuar këngën “Madam”, shkruan lajmi.net.

Pas shumë angazhimeve me koncerte në vende të ndryshme, reperi ka njoftuar se është sëmurë.

“Jam sëmurë”, ka shkruar Mozzik në gjuhën gjermane, ndërsa e kishte ilustruar me një foto të animacioneve.

Kujtojmë që “Madam” po pritet mirë nga publiku, për gjashtë ditë nga publikimi ka marrë mbi 5 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/