Pasi publikoi këngën e re, Noizy: Më mirë kjo sesa alkool

Noizy gjatë ditës së djeshme ka lansuar projektin më të ri.

ShowBiz

08/08/2018 18:37

Kënga mban titullin “Peace & Love”, ndërsa reperi e solli të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të këngës, Noizy ka thënë disa fjalë për të, duke përmendur edhe faktin se ka edhe fansa të vegjël që mund ta shohin këngën.

“Jam I zoti vetes edhe boj çfar du.. Peace & Love
No Real Promotion per kete kenge pasi kemi dhe fansa te vegjel.. gjithsesi me mir kjo se sa Alcohol ?? #Peace&Love”, ka shkruar ai.

Kënga po pritet mirë dhe në më pak se 24 orë nga publikimi ka marrë mbi gjysmë milioni klikime. /Lajmi.net/

YouTube player