Pasi kaloi te Inter, Marotta me deklaratë shokuese për anëtarin e Juventus

Giuseppe Marotta ka bërë një deklaratë shokuese për kohën kur ishte te Juventus.

Sport

18/12/2018 09:45

Giuseppe Marotta ka kaluar tani te Inter si drejtor sportiv, ndërsa ka zbuluar një detaj shokues për kohën kur ishte te Juventus.

Drejtori italian ka zbuluar se ai është armik i Pavel Nedved, duke mos zbuluar më shumë detaje.

“Tani jam te Interit dhe nuk është një detyrë e lehtë pas shumë viteve të kaluara te Juventusit. Pavel dhe unë tani jemi armiq në futboll, por jeta vazhdon”, ka thënë Marotta, përcjell “lajmi.net”.

“Tani varet nga unë të ndërtoj një skuadër e cila nuk ka qenë në krye në vitet e fundit”, ka shtuar më tej italiani. /Lajmi.net/