Pasi ia theu hundën dhe e tronditi portierin e Chievos, Ronaldo bën një gjest të jashtëzakonshëm

Portieri i Chievos, Stefano Sorrentino, pësoi një dëmtim të frikshëm në ndeshjen ndaj Juventusit.

Sport

20/08/2018 12:19

Ai humbi ndjenjat pas një përplasje me Cristiano Ronaldon, përcjellë “Lajmi.net”.

Gardiani i Chievos përfundoi në spital me hundë të thyer dhe tronditje.

Mirëpo, Cristiano Ronaldo i ka kërkuar ndjesë përmes një mesazhi privat.

Lajmin e konfirmoi Sorrentino, përmes një postimi në Twitter.

“Kam marrë një mesazh nga Ronaldo që më ka dëshiruar shërim të shpejtë. Faleminderit legjendë”, shkroi Sorrentino. /Lajmi.net/