Pasi i vodhën veturën, Shkenda Dubova bleu një “Range Rover” të ri

Gjatë nëntorit të vitit 2017, këngëtarja Shkenda Dubova bëri të ditur që dikush i ka vjedhur veturën.

ShowBiz

16/03/2018 17:31

Ajo posedonte një veturë të tipit “Range Rover”, ndërsa kishte ofruar shpërblim prej 2 mijë eurosh për atë që do ta gjente apo ofronte informacione lidhur me të, shkruan lajmi.net.

Por, meqenëse duket se këngëtarja nuk ka arritur ta gjejë veturën, ajo u pajis me një të re, të po të njëjtit tip.

Vetura “Range Rover”, këtë herë ka ngjyrën e zezë, ndërsa mbi fotografi ajo ka shkruar “Faleminderit Zot”. /Lajmi.net/