Pasi fitoi në “DWS”, Soni: Kjo kupë ju përket juve

Mbrëmë u mbajt finalja e spektaklit të vallëzimit “Dancing with the stars”.

ShowBiz

09/06/2018 21:29

Gara ishte shumë e ngushtë mes konkurrentëve, të cilët ishin përgatitur për të dhënë më të mirën nga vetja, shkruan lajmi.net.

Në fund të spekaklit mbeti Aulona Musta dhe Soni Malaj, por kjo e fundit ishte më e mirë, andaj arriti ta fitojë kupën e “DWS”.

Pas përfundimit të spektaklit, këngëtarja nën emocione ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën.

“Dancing with the stars ?
Ishte nje kupe e fituar fale publikut tim te dashur,per te cilin falenderimet dhe mirenjohja ime,do te jete e perhershme.Ju falenderoj per QYTETARINE e treguar ne komente dhe debate virtuale.Spektakli mbaroi,une dhe ju dolem fitues,kjo kupe ju perket juve ❤️”, ka shkruar Soni. /Lajmi.net/