Pasi Eliza Dushku pohoi se u abuzua seksualisht, reagon Arnold Schwarzenegger

Abuzimet seksuale në Hollywood, së fundi janë bërë kryetemë në gjithë botën.

ShowBiz

16/01/2018 11:21

Ishte aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku ajo e cila pranoi se ishte përdhunuar kur ishte 12 vjeç, shkruan lajmi.net.

Ajo pretenton që gjatë kohës kur po luante për filmin “True Lies”, Joel Kramer e kishte ngacmuar atë seksualisht.

Deklarata e aktores ka ngjalluar reagime të shumta nga bota e kinematografisë, ndërsa së fundi ka reaguar edhe aktori i njohur Arnold Shwarzenegger.

“Eliza Dushku është ‘e guzimshme’ për të folur rreth pretendimeve për ngacmime”, ka thënë ai.

Shwarzenegger gjithashtu shton se është ‘krenar’ që Eliza Dushku, e cila në filmin “True Lies” ka luajtur rolin e vajzës së tij, ka marrë guximin për të zbuluar atë ngacmim.

Pas kritikave që kishte marrë rreth asaj se përse nuk kanë bërë diçka lidhur me këtë veprim, aktori në rrjetin social “Twitter” kishte thënë: Të gjithë ne do të kishim bërë diçka po ta dinim. Unë jam i tronditur dhe i trishtuar për Elizën, por jam gjithashtu krenar për të – përtej të qenit një talente e madhe dhe një grua mahnitëse, ajo është kaq e guximshme”.

Në anën tjetër, Kramer ka mohuar akuzat, duke thënë se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. /Lajmi.net/