Pasi e ‘tradhtoi’ i ati me veprimin ndaj Rita Orës, ja çka bëri vëllai i Dua Lipa-s

Dua Lipa dhe Rita Ora shkëlqyen në mbrëmjen e djeshme në eventin më të rëndësishëm në Britani, “BRIT Award 2018”.

ShowBiz

22/02/2018 16:42

Edhe pse vajzat nuk e përkrahën njëra-tjetrën, i ati i Dua-s tregoi se e pëlqen vërtet Ritën dhe këtë e tregoi duke e mbështetur në Instagram.

Dukagjin Lipa postoi një video në ‘Insta Story’ teksa shihej Rita duke performuar në skenën e BRITs.

Ndërsa vëllai i saj, Gjin Lipa pati fatin të ngjitej në skenë bashkë me dy motrat e tij si dhe ditën e sotme ai shihej në cdo portal ndërkombëtar dhe shqiptar falë Dua-s, shkruan intv.al.

Si duket Gjin është kënaqur pafund mbrëmjen e kaluar pasi ka patur rastin të takohej si dhe të bënte foto me artistët më të mëdhenj të momentit.

Ai postoi në llogarinë e tij dy foto teksa shihet krah Ed Sheeran, Michael Dapaah dhe triumfuesi i mbrëmjes, Stormzy. Duhet thënë se edhe Dua ishte triumfuesja femër e natës së BRITs./intv.al/

dddrt_hw45.png