Pasi e ‘thumboi’ në këngën e re, Fifi ka një porosi për Taynën

Tayna ka publikuar projektin e ri disa orë më parë.

ShowBiz

17/11/2018 21:49

Tayna në këtë projekt ka ‘thumbuar’ disa prej artisteve tona, të cilat edhe më herët kanë qenë të komentuara për ‘dissa’, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të këtij projekti, ka reaguar menjëherë Arta Memedi, e cila përmes një statusi kishte disa fjalë të ‘ashpra’ për Taynën.

KY ËSHTË REAGIMI I PLOTË E ARTËS, PA NDËRHYRJE:

“Ti zemer ata zanat neper kang “Aaaaah” i ki msu ne tjeter ven po tu kan ngatru skena me krevatin ski faj as Ti! E Mos na dil neper televizore kishe ki hjek dej sa ki mbri ku je ot se ti me ligjin e terheqjes asi ligjin e “bananes” shume shpejt ki hyp nalt as edhe nji dit ski hjek per me na kallxu qysh me mri sukses, s’je shembull adekuat ti per suksesin e rinise se ki mar ne krah te Rina Balaj’s nepermjet ofendimeve gjoja po boj rep edhe ne krah te atina qe ti ka le followersat, klikimet, dezodorantat e tj! E ma direkte se qikjo ska, heren tjeter amon  bona tagg ne kang kur na kushton rreshta e mos u tut. E tash vazhdoni, veq najdit edhe naj kang keni me fshi prej youtubes Qaq pishman qe keni mi ra sepse jom kon aty kur kan nis rrajt e ksaj pune pa kon hiq ti rep zhgleistja prezente ne rreth dhe i di senet qe publiku i dashur nuk e kan idejen se si kan funksionu senet per me mri ti me dal ne skene. Per detale nihemi qitu pas pak.”

Pas këtij statusi, kanë reaguar edhe Fifi dhe Nikka, të cilat kanë mbështetur publikisht Artën.

“Arta Memedi e ki mbështetjen time”, kishte shkruar ajo, ndërsa kishte marrë reagime të shumta nga ndjekësit të cilët nuk kursyen fjalët fyese për të.

Fifi është ‘detyruar’ të reagojë edhe një herë, ku ndër të tjera shkruan “KOMENTE SIKUR PUNA E KSAJ MARR SHUME (FAKE PROFILA QE HAPIN “KLLIKA E REPERES NE FJALE…” /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player