Pasi e kapi kazmën, Lladrovci përkrahet edhe nga VV-ja (Video)

Vetëm tri ditë pas ankesave të qytetarëve të Komoranit për cilësinë e punimeve në një rrugë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kishte dalur në vendpunim ku kishte thënë se punimet nuk janë duke shkuar siç duhet, për çka ai kishte detyruar kompaninë të përsëris punimet.

Lajme

28/03/2017 11:33

Madje, Lladrovci edhe e ilustrojë punën, duke kapur kazmën në duar për të gropuar.

‘Ja qysh punojnë kompanitë tona’, kishte thënë Lladrovci.

E ky veprim i të parit të Drenasit, është përkrahur nga të gjithë. Madje edhe nga opozita, e veçmas nga VV’ja që njihet si e zëshme në kundërshtimin e qeverisjes në atë Komunë.

“Shpresojmë që këto aktivitete mos të bëhen vetëm sa për sy e faqe”, thonë në VV’në e Drenasit.

Ndërkaq, përkrahja nuk ka munguar as nga asamblesitët e kësaj komune. Xhavit Drenori, që ishte edhe kandidat për kryetar të Drenasit, është shprehur se iu bë ‘zemra mal kur e ka parë kryetarin me kazmë në duar’.

‘Me vete thashë: mbi 70% e punimeve që kemi vizituar këto dy vitet e fundit i kemi hasur duke punuar jashtë çdo standardi, por kot, nuk arritëm asnjëherë të ndalojmë këtë formë të korrupsionit (hajnisë direkte) të parasë së qytetarëve’, ka thënë Drenori.

Ndryshe, Lladrovci dje iu drejtua kompanisë punëkryese se kur ai erdhi në krye të Drenasit, kishte thënë se rrugët nuk do të shtroheshin si deri më tani.

YouTube player