Pasi burri i saj u vra në Afganistan, hap kompjuterin dhe gjen letrën sekrete… (Foto)

Kur Emma Weaver pa dy oficerë në uniformë tek dera e saj një mëngjes, menjëherë e ndjeu se lajmet nuk do të jenë të mira, transmeton lajmi.net

Lifestyle

05/10/2017 19:37

Burri i saj, Lt. Todd Weaver i është dhënë detyra të luftojë në Afganistan dhe sikur për çdo ushtar tjetër, kjo ishte frika më e madhe e çdo gruaje.

Ishte shtatori i vitit 2010. Ajo ishte zgjuar herët nga vajza e saj, Kiley.

Kur lejoi oficerët të hynë brenda, ata ia konfirmuan lajmin për të cilën ishte frikësuar.

Todd ishte vrarë nga eksploziv në një mëngjes gjatë misionit.

‘’Bota ime menjëherë u shkatërrua’’ kishte shkruar ajo në blogun e saj.

Mëngjesi tjetër ishte i vështirë për Emman. Trupi i Todd u kthye në shtëpi, ai u varros me nderime të mëdha.

Por, gjërat ndryshuan disa ditë pas varrimit, kur ajo pranoi një mesazh të bukur nga bashkëshorti i saj.

Emma kishte qasje tashmë në laptopin që Todd kishte përdorur në Afganistan.

‘’Kur e hapa mbeta pa fjalë, nga emocionet që përshkruheshin në foton e desktopit’’ shkruajti ajo.

Në desktop ishin dy file, njëri i quajtur ‘e dashur Emma’ dhe tjetri i quajtur ‘e dashur Kiley’.

‘’E dashur Emma, nëse je duke e lexuar këtë letër, do të thotë që unë nuk jam kthyer në shtëpi dhe nuk kam pasur mundësi të të kujtoj sërish se sa shumë të dua.’’ /Lajmi.net/