‘Pasha jetën’ në top 3 të Top Awards

Bashkëpunimi i dy reperave e njëkohësisht miqve, Capital T dhe Majk, ka sjellë një sukses të madh në tregun muzikor shqiptar.

ShowBiz

03/05/2018 13:31

Dy artistët, të cilët kanë bashkëpunuar edhe në vitin 2011 për projektin “Asnjoni”, kanë bashkuar sërish fuqitë duke sjellë projektin e ri me titull “Pasha jetën”.

Që në javën e parë të publikimit, ky projekt muzikor u votua nga publiku, duke zënë menjëherë vendin e 34-t. Nga java në javë, kjo këngë është dëgjuar dhe votuar masivisht nga fansat, ku për këtë javë ajo renditet në vendin e tretë.

Të dy artistët janë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me projekte të tjera muzikore.

YouTube player

Capital T madje mban rekordin si artisti që ka më shumë këngë në klasifikim, i cili në total ka 10 projekte muzikore.

Këngët e tij si “Andiamo”, “Pse po ma lun lojen”, “Hatixhe”, “Across the world”, Lejla”, “Pa Cenzure”, “Numra”, “Ulu” dhe “Gucci” renditen përkatësisht në vendin e 17-të, 21-të, 28-të, 38-të,43-të, 58-të, 72-të, 81-të, 83-të.

Nga ana tjetër, Majk është në listë me 6 këngë në total, ku “Katile”, “Kcen”, “Stila”, “Le t’xhelozojn” dhe “Tarantino” renditen përkatësisht në vendin e 33-të, 50-të, 56-të, 62-të dhe 66-të. /tch/