Pasdite priten reshje të shiut

Meteorologët kanë parashikuar që ditët me diell në pjesën e parë të kësaj  jave do të zëvendësohen me mot me vranësira, të cilat kohë pas kohe mund të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Lajme

16/04/2018 08:21

Sot pritet të kemi mot me vranësira, të cilat më të theksuara do të jenë në orët e pasdites, ku mund të sjellin edhe riga shiu. Temperaturat do të sillen në mes 8 e 19 gradë Celsius.

Edhe nesër parashihet të mbajë mot me vranësira, të cilat në orët e pasdites do të sjellin reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen në mes 9 e 20 gradë Celsius.