Pasagjerja kineze e vetme në avion

Hapësirë të madhe për të qëndruar edhe në këmbë, shërbim të personalizuar, pa të qara foshnjash dhe pasagjerë tjerë të padisiplinuar, zonjusha Zhang nga Kina e shijoi fluturimin e saj në qetësi.

Bota

03/02/2016 15:57

Pas vonesave të pasagjerëve në këtë avion, dhe disa të tjerëve që kishin shtyer fluturimet, vajza udhëton e vetme për në Guzangshou, transmeton lajmi.net.

Ajo po shkonte në shtëpinë e saj për t’i kaluar pushimet, dhe kur pa në stacionin e trenit rreth 100,000 njerëz në pritje, ajo vendosi të marrë biletë avioni që të arrijë sa më parë në shtëpi. Dhe kjo ia mundësoi që ajo të ndihet e veçantë gjatë fluturimit.

Shumica e pasagjerëve të këtij udhëtimi morrën ofertë për një fluturim më parë, por zonja Zhang nuk zgjodhi dhe vendosi ta mbajë biletën. Kështu avioni u nis me dijeni që ajo ishte pasagjerja e vetme.

Ajo tregoi që ishte ndjerë “e lumtur” në një postim në Weibo, një platformë e njohur kineze.

“U ndjeva shumë e lumtur, kjo ishte një përvojë e rrallë për mua dhe diçka e re. U ndjeva si një rockstar”, tha ajo.

Pati më pas komente për shkrimin e saj, dhe pyetja më e shpeshtë ishte, sa kishte paguar ajo biletën?.  Për disa të tjerë ajo duhet të jetë shumë ekstravagante që të udhëtoj e vetme në një avion. Por ajo tregoi hapurazi që bileta ishte paguar nga kompania ku ajo punon dhe kushtonte 1,200 Yuan, ose 181 dollarë amerikane. /lajmi.net