Pasagjerët e tmerruar filmojnë motorin e aeroplanit të kapluar nga flaka derisa ishte duke fluturuar (Video)

Ky është një moment rrëqethës, kur motori i aeroplanit të avio-kompanisë United Airlines përfshihet nga flaka, pasi një zog u fut brenda tij derisa ishte duke fluturuar.

Auto & Tek

02/06/2017 00:27

Piloti i aeroplanit është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin O’Hare të Chicagos, shkruan Telegrafi.

Pasagjerët e tmerruar kishin parë nga dritaret sesi motori i aeroplanit kishte marrë flakë, moment ky që edhe është filmuar me kamerë amatore.

Por për fat të mirë aterrimi është kryer në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar.