Pas Zogianit, edhe Erleta Hoti largohet nga Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje së shpejti pritet të mbetet edhe pa anëtaren e saj të re, Erleta Hotin, vajzën e Ukshin Hotit, e cila këtë e ka paralajmëruar në profilin e saj në FB.

Lajme

26/06/2014 22:05

Pas largimit të Avni Zogianit nga Lëvizja Vetëvendosje, një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Erleta Hoti, vajza e veprimtarit të shquar kosovar të paraluftës, Ukshin Hoti. 

Në postimin e Avni Zogianit për largimin nga Vetëvendosje, ajo ka bërë komentin e saj duke e paralajmëruar largimin e saj. Madje, Erleta këtë e ka bërë në komente të saj në gjuhën shqipe dhe angleze.

“Erleta Ukshin Hoti Agon Destani edhe une jam ne LVV, por se shpejti do te largohem” ka shkruar Erleta.

 Ndërkaq, në gjuhën angleze, Erleta këtë hap të saj ia ka konfirmuar një komentuese tjetër.

Erleta Hoti para aderimit në Vetëvendosje ka punuar në RTK, ku e braktisi punën, kurse në zgjedhjet e 8 qershorit ka marrë 3,411 vota dhe nuk ka arritur të bëhet deputete.