Pas Xhesikës edhe Sasa shfaqet me peshkir banjoje

Aktoret e serialit 'O sa mirë' me personazhet Sasa dhe Xhesika janë bërë shumë të dashura për publikun.

ShowBiz

21/10/2017 10:30

Arta Nitaj edhe pse emër i ri në botën e aktrimit, ajo u shndërrua në një person shumë të përfolur në mediet rozë, shkruan lajmi.net.

Javë më parë, ajo ka qenë në një udhëtim në Amerikë nga cili vend edhe po vazhdon të sjell imazhe edhe tani që është kthyer në Kosovë.

Një foto atraktive ishte edhe ajo të cilën Arta e postoi gjatë ditës së djeshme, ku u paraqit me peshkir banjoje imazh ky shumë provokues.

Nuk vonoi shumë dhe aktorja tjetër, Adriana Matoshi e cila në serial njihet si Sasa ka postuar një foto në të cilën sikurse mikja e saj shfaqet me robëdëshambrin, por interesant është fakti që më pastaj Arta e ka fshirë foton nga llogaria e saj në Instagram.

Ndërsa, për të mësuar më shumë rreth sezonit të ri të serialit ‘O sa mirë’ dhe asaj se a do t’i shihni përsëri këto dy aktore në serial, mund të kuptoni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player