Pas Windows 10, Microsoft nuk do të prodhojë më versione të Windows

Microsoft Windows 10, i cili do të lansohet për PC këtë verë, është versioni i fundit i Windows që Microsoft ka prodhuar, tha Jerry Nixon nga Microsoft në një konferencë të kompanisë në Çikago.

Auto & Tek

08/05/2015 10:33

Duke folur për filozofinë e Windows si një shërbim i Microsoft, Nixon tha se kompania nuk ka në plan që të lansojë versione të reja të Windows në të ardhmen.

“Për momentin ne jemi duke e lansuar Windows 10, dhe për shkak që Windows 10 është versioni i fundit i Windows, ne ende jemi duke punuar shumë në të,” shtoi ai, transmeton Lajmi.net.

Nixon tha se Microsoft do të vazhdojë të lëshojë përditësime për Windows 10, por jo edhe versione të reja të tij.