Pas votimit në LIBE, Pacolli thotë se jemi një hap më afër liberalizimit të vizave

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli pas votimit për rekomandim të vizave nga Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, ka thënë se Kosova është një hap më afër liberalizimit të vizave.

Lajme

30/08/2018 10:33

Pacolli me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kosovës i mbete edhe sfida e fundit, që sipas Kosova do t i’a dal.

“Urime Kosovë ! Edhe një hap më afër;

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Mbetet edhe sfida e fundit, do të i’a dalim!”, ka shkruar Pacolli.

Parlamenti Evropian dhe Këshilli i ministrave të BE-së, do të shqyrtojnë vendimin final për liberalizim të vizave për Kosovën./Lajmi.net/