Pas Vidalit, Barcelona transferon edhe një super-lojtar

Barcelona vazhdon të punojë intensivisht në përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Sport

03/08/2018 16:34

Pas transferimit të Arthur nga Brazili, dhe arritjes së marrëveshjes me Bayern Munich për Arturo Vidal, Barcelona po kërkon edhe një emër tjetër për mesfushën.

Është mesfushori argjentinas i Sevillas, Ever Banega, dëshira e radhës e kampionëve të Spanjës.

30 vjeçari sezonin e kaluar ishte ndër lojtarët më të mirë te Sevillas në La Liga, ndërsa është një mik i mirë i Leo Messit te Kombëtarja e Argjentinës.

Mediet në Spanjë raportojnë se është Eric Abidal i pari që ka propozuar transferimin e Banegas në ‘Camp Nou’.

Banega në karrierën e tij ka veshur edhe fanellat e Interit, Atletico Madridit e Valencias./Lajmi.net/

YouTube player