Pas vendimit të Kushtetueses për pagat, flasin nga Qeveria

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të kabinetit qeveritar të Ramush Haradinajt sa i përket vendimit të kryeministrit për rritje pagash.

Lajme

11/06/2018 18:37

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi ka folur për këtë vendim të Kushtetueses duke thënë se ekzekutivi besonte se vendimi për rritje pagash ishte i drejtë dhe nuk binte ndesh me asnjë ligj.

“Sigurisht që ne kemi besuar se vendimi nuk përbën ndonjë shkelje ligjore por për të respektuar iniciativën e deputetëve, kryeministri Haradinaj e ka pritur këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese deri më sot”.

 “Nuk dua ta komentojë vendimin e Gjykatës por kemi besuar se kemi marrë vendim të drejtë”.

Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës ka komentuar edhe se çfarë ndikimi do të ketë ky vendim i kryeministrit Haradinaj.

“Impakti i këtij vendimi ka të bëjë me 600 gjyqtarë dhe prokurorë që tani do të kenë rritje të pagave”.

“Këto janë synimet tona që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë kushte më të mira, për të përmirësuar kështu sistemin e rendit dhe ligjit”.

“Ky është lajm i mirë pasi rreth 600 gjyqtarë dhe prokurorë do të kenë rritje të pagave”.

“Edhe në kohën kur është marrë ky vendim është thënë se ky është një hap i parë për të përmirësuar sistemin e pagave në pozitat kyçe që kanë rëndësi të madhe për vendin”.