Pas vdekjes së burrit, gazeta zbulon sekretin shumëvjeçar

Një rastësi e çuditshme ka nxjerrë në dritë një sekret të madh.

Lifestyle

10/08/2016 02:19

Dy gra, njëra bashkëshortja dhe tjetra dashnorja e kanë shkruar nekrologjinë e një burri që kishte ndërruar jetë dhe asnjëra prej tyre nuk dinte për ekzistencen e tjetrës. Nekrologjitë janë përplasur në të njejtën faqe të gazetës, po me të njejtën fotografi.

Leroi Bill Black, 50 vjeç, nga New Jersey kishte ndërruar jetë dhe të dyja gratë kishin vendosur t’i bëjnë nekrologji të shkurtër në gazetën “Press of Atlantic City”. Kjo rastësi bëri xhiron e botës pak orë pasi doli në rrjetet sociale.

Shumë prej komentuesve në rrjetet sociale kanë shprehur keqardhje për të dyja gratë por nuk kanë munguar as talljet.

leroi