Pas turpërimit nga Izraeli, Shqipëria merr një lajm shokues nga FIFA (FOTO)

Kuqezinjtë që drejtohen nga Gianni De Biasi do të humbasin dy vende në renditjen e FIFA-së.

Sport

19/11/2016 13:31

Kombëtarja shqiptare vijon rënien e lirë në renditjen e FIFA-s.

Pas humbjes shokuese 0-3 në shtëpi ndaj një kundërshtari direkt si Israeli, sigurisht që nuk mund të prisnim lajme të mira për renditjen që do të publikohet zyrtarisht më 24 nëntor.

Kuqezinjtë që drejtohen nga Gianni De Biasi do të humbasin dy vende, duke zbritur në poziconin e 49-të, poshtë Congos dhe Australisë. Izraeli ndërkohë ka përfituar shumë nga fitorja ndaj nesh pasi ka një ngjitje rekord me 25 pozicione, raporton Albeu.

Kosova do të mbetet në vendin e 164-t pas humbjes ndaj Turqisë. Italia ka zbritur me 3 vende, ndërkohë që vendi i parë mbahet nga Argjentina e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.