Pas turpërimit nga Barcelona, PSG zbulon të ardhmen e Verrattit

Marco Verratti nuk do të largohet nga PSG.

Sport

09/03/2017 17:24

Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i Paris Saint Germainit, Patrick Kluivert, pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës.

“Verratti është themeli i mesfushës sonë. Ai nuk do të largohet nga skuadra këtë vit”, deklaroi Kluivert, përcjellë “lajmi.net”.

Ndërkohë, vëllai i Verrattit, Stefano, ka folur për “L’Eqiuipe” para ndeshjes, duke theksuar që Marco e respekton maksimalisht emblemën për të cilën luan. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6