Pas tre të vdekurve, nga sulmet në Munih ka mbetur e plagosur edhe një kosovare

“Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Munih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurëve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajme

23/07/2016 18:32

Lajmi për tre kosovarët të cilët u vranë të premten në Munih gjatë aktit terrorist është konfirmuar edhe nga policia e gjermane.

Kështu bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ku thuhet se është njoftuar zyrtarisht se tre prej të vrarëve në Munih janë edhe kosovarët Aremela Segashi, Dijamant Zabërgja si dhe shqiptarja Sabinë Sulaj e cila është në identifikim e sipër.

Ndërkohë edhe një kosovare, Lumnije Azemi, është në mesin e të plagosurve.

“Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Munih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurëve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës”, thuhet në njoftim.

MPJ thotë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për të siguruar më shumë informacione lidhur më shtetësinë e qytetarëve të lënduar. /Lajmi.net/