Pas transferimit të Ronaldos, Juventusi e merr një lajm të keq nga merkato

Diego Godin duket se do të jetë një “ëndërr” e përfunduar për Juventusin.

Sport

18/07/2018 19:00

Mbrojtësi uruguaian ka vendosur të rinovojë kontratën me Atleticon e Madridit, me një pagë prej 4.5 mln euro në sezon.

Me kontratën që i skadonte në vitin 2019, Juventusi kishte nisur tratativat për ta afruar në Torino, duke i ofruar një kontratë deri në 2021.

Por, lojtari preferoi të vazhdonte në Spanjë, me të njëjtin rinovim, deri në 2021, gjithashtu edhe me rrogën po aq sa i ofronte dhe Juventusi.

Rezultate imazhesh për diego godin uruguay