Pas tragjedisë, vjen një lajm fantastik për Chapecoense

Chapecoense do të shpallet fitues i Copa Sudamericana 2016.

Sport

02/12/2016 11:16

Chapecoenses do t’i dhurohet titulli i Copa Sudamericana 2016, ka bërë të ditur “Globo Esporte”.

Klubi brazilian ishte duke udhëtuar në Medellin për t’u ndeshur me ekipin kolumbian Atletico Nacional në duelin e parë të finales kur aeroplani i tyre u rrëzua duke lënë të vdekur 71 persona përfshirë 19 futbollistë.

Pas tragjedisë, Atletico Nacional ka kërkaur që në shenjë nderimi për humbjen e rëndë titulli t’i takojë Chapecoense, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, Conmebol është i gatshëm ta shpall fitues Chapecoensen, një ngushëllim i vogël në humbjen e madhe.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.