Pas tragjedisë në Bataclan, “Eagles of Death Metal” kthehen në skenë

Grupi që u bë i njohur pas sulmeve në Paris, kthehen në vendin ku kanë performuar në natën e tragjedisë.

ShowBiz

24/12/2015 18:20

Për më pak se një muaj pasi më shumë se 89 persona u vranë në një koncert të rok grupit ‘Eagles of Death Metal’ në teatrin Bataclan në Paris, grupi ka qëndruar në prapaskenën e njërit prej koncerteve të grupit ‘U2’, shkruan People.

Mirëpo të vinin deri në atë pikë ishte me të vërtetë sfiduese, thotë grupi në një intervistë për Rolling Stone dhe Bono i U2 u ka ndihmuar shumë që ta tejkalonin dhimbjen nga kjo tragjedi.

“Bono e di se jam i krishterë i devotshëm dhe se jam çun mamaje”, ka thënë njëri nga pjesëtarët e grupit Jesse Hughes. “Një ditë pasi ndodhi sulmi, njëri dikush më dha një porosi nga Bono ku thuhej: “Sigurohu që ta thërrasësh nënën. Kjo mu duk e mrekullueshme”.

Hughes, njëri nga pjesëtarët e grupit Eagles of Death Metal, thotë se Bono i kishte lutur shumë që të performojnë bashkë në koncertin e tyre dhe se ata nuk ishin gati aspak që të përballeshin me skenën kaq shpejt.

“Pasi që performova në skenë m U 2 ndjehem përjetësisht i lidhur me Francën”, ka thënë Hughes./klankosova