Pas tetë vitesh martesë, ndahen çifti i njohur

Një ndarje e re është konfirmuar në shoubizin ndërkombëtar.

ShowBiz

03/04/2018 09:41

Bëhet fjalë për Channing Tatum dhe Jenna Dewan të cilët e kanë bërë publik lajmin për ndarjen e tyre, shkruan lajmi.net.

Pas tetë vitesh martesë, çifti kanë njoftuar për divorc duke deklaruar edhe dashuria mes njëri-tjetrit ende është e njëjtë.

“Kemi zgjedhur që në mënyrë të qetë të ndahemi si çift. Ne ramë thellësisht në dashuri shumë vite më parë dhe kemi pasur një udhëtim magjik së bashku. Asgjë nuk ka ndryshuar për atë sa shumë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që na çon në rrugë të ndryshme tani. Nuk ka ngjarje dhe sekrete të fshehta. Ne jemi ende një familje dhe gjithmonë do të jemi prindër të përkushtuar ndaj Everly. Ne nuk do të komentojmë rreth kësaj, dhe ju falënderojmë të gjithëve për respektimin e privatësisë së familjes sonë. Shumë dashuri për ju, Chan dhe Jenna”, shkruan në njoftimin e çiftit.

Channing dhe Jenna ishin lidhur në vitin 2006, nga martesa e tyre kanë një vajzë, që e pagëzuan Everly. /Lajmi.net/