Pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, edhe Nora Istrefi ka dy fjalë

Në Presidencën e Shqipërisë përpos Era Istrefit, e pranishme ishte edhe këngëtarja Nora Istrefi së bashku me bashkëshortin, Robert Berishën.

ShowBiz

28/06/2018 17:40

Ata ndanë momente të lumtura nga Kampionati Botëror nën mikpritjen e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan lajmi net.

E pas reagimit të Erës, Nora përmes një postimi të publikuar në Instagram thotë dy fjalë për takimin që zhvilluan.

“Perjetim i veçante, zemra mal..”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, të gjithë bashkë ndoqën ndeshjen e Zvicrës me Kosta Rikën, që përfundoi me rezultat 2-2.

Për këtë, të entuziazmuar ishin miliona shqiptarë, që dhanë mbështetjen e tyre për Zvicrën, kjo pasi për kombëtaren zvicerane luajnë katër shqiptarë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkkrXmNFVoi/?hl=en?&taken-by=_noraistrefi_