Pas Sydney-t pengmarrje edhe në Belgjikë (Foto)

Katër meshkuj të armatosur thuhet se kanë marrë peng një person në qytetin e Ghent-it në Belgjikë. 

Bota

15/12/2014 12:35

Autoritetet policore kanë dalë në vendngjarje dhe i kanë bërë tirrje komunitetit që të mos lëvizin rreth zonës.

Peng drama në Belgjikë vjen gjatë kohës kur policia në Australi vazhdonë të merret me një me një person të armatosur në Syndey, i cili po mban një numër të pengjeve brenda një kafeneje.

Lexo këtu ngjarjen në Sydney.

Fotografitë e postuara në internet tregojnë policët belg të veshur me maska dhe të shoqëruar me pajisje të blinduara jashtë një ndërtese banimi, ku dyshohet të ndodhen personat e armatosur me pengun e tyre, transmeton lajmi.net.

Sipas komenteve në Twitter, një helikopter i policisë është parë të sillet në lokacion.

“Katër burra të armatosur pushtuan një ndërtesë apartament” tha zëdhënësi i policisë. (lajmi.net)