Pas super-paraqitjeve në Botëror, Schmeichel transferohet te top-klubi i Premierligës

Gardiani i Lecesterit pranë kalimit te Chelsea.

Sport

18/07/2018 22:05

Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e Thibaut Courtois.

Blutë kanë shënjestruar portierin e Leicester Cityt, Kasper Schmeichel, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “AS”, Maurizio Sarri ka kërkuar nga krerët e klubit që të transferojnë danezin në “Stamford Bridge”.

Schmeichel bëri paraqitje të jashtëzakonshme me Danimarkën në Kupën e Botës, duke qenë ndër portierët më të mirë të Botërorit. /Lajmi.net/