Pas sulmit, forcat amerikane shpërndajnë ndihma nga ajri

Aeroplanët ushtarak të ushtrisë amerikane, kanë shpërndarë për herë të dytë pako me ushqim dhe ujë për mijëra irakian që janë të fshehur nëpër male nga luftëtarët e Shtetit Islamik. 

Bota

09/08/2014 10:08

Kjo shpërndarje ndihmash erdhi pas një sulmi të ri ajror ndaj militantëve të ISIS-it. Grupi i këtyre militantëve ditëve të fundit kishin bërë avancim në veri të Irakut, duke rrezikuar kurdët e qytetit Irbil, raporton BBC.

Washnigtoni gjithashtu është duke i bërë presion liderëve të Irakut që të krijojnë një qeveri të përbashkët duke përfshirë edhe xhihadistët.