Pas suksesit të “Ma Chérie”, Butrint Imeri paralajmëron diçka të re

Kur është fjala tek këngët që shndërrohen në hite, padyshim se prapa kësaj qëndron artisti Butrint Imeri.

ShowBiz

07/06/2018 17:19

“Ma cherie”, është projekti i fundit që ka lansuar para pak javësh e ky nuk është i vetmi, shkruan lajmi net.

Ai për sezonën e verës ka paralajmëruar edhe projekte të tjera, që tash e sa kohë ka filluar përgatitjet e tyre.

Përmes një pjesë të këngës “Ma cherie”, që e ka publikuar në rrjete sociale Butrinti zbulon projektin e radhës që e mban emrin “Alea”.

“A e ki ti hala ?? Vazhdojme me e kerku ? edhe ?.. Shihemi shpejt me #Alea”, është përshkrimi bashkangjitur me videon.

“Ma cherie”, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në Youtube ku për ka kohë ka arritur të marrë 12 milion klikime. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BjuhP4ynX1d/?hl=en?&taken-by=butrint_official

YouTube player