Pas suksesit të jashtëzakonshëm, rikthehet emisioni “Mirage” /VIDEO

Emisioni “Mirage”, në kuadër të lajmi.net rikthehet sërish pas një pauze të shkurtër.

ShowBiz

05/06/2018 21:30

E kësaj radhe vjen me një format të ri, ku mund të shihni intervista të llojllojshme ekskluzive, të pathënat rreth fytyrave të njohura publike, e shumë rubrika tjera interesante.

Për më të rejat e shoubizit, do i mësoni në emisionin “Mirage”, i cili do të transmetohet në faqen zyrtare të portalit lajmi.net në Facebook, dhe në kanalin zyrtarë të lajmi.net në Youtube.

Autor i emisionit “Mirage” është Butrint Pasjaqa, ndërsa gazetarë Erdonit Hoxha.

Ndryshe, për lajme tjera rreth shoubizit vendor dhe atij ndërkombëtar, mbeteni të informuar nga lajmi.net.

YouTube player