Pas sukseseve me Leicesterin, Ranieri trajner i kombëtares së madhe

Claudio Ranieri mund të largohet nga Leicester City, pas përfundimit të këtij edicioni.

Sport

27/02/2016 20:21

Claudio Ranieri mund ta marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë, pas përfundimit të Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’.

Azzurët mund të mbeten pa trajner, pasi Antonio Conte pritet t’i bashkohet Chelseas nga edicioni i radhës, në bazë të spekulimeve nga mediet e ndryshme.

Dhe, menaxheri i Foxes, është njëri ndër emrat e përfolur për stolin e Kombëtares së Italisë, përcjell Lajmi.net nga Sky Sports.

Ranieri është duke e udhëhequr Leicesterin drejt titullit në Premierligë, pasi aktualisht kryesojnë në tabelë me 56 pikë.