Pas skandalit në Shqipëri vjen reagimi i FBK-së – Lajmi.net
Pas skandalit në Shqipëri vjen reagimi i FBK-së
Autori: Lajmi.net BasketbollSport 13:53, 23 July 2017
Reagon Federata e Basketbollit të Kosovës: Vendim i gabuar ndaj Berishës, ne më të fortë se Shqipëria

Federata e Basketbollit të Kosovës ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në internet në lidhje me sherrin e ndodhur gjatë ndeshjes miqësore Shqipëri-Kosovë. Në njoftim cilësohet i gabuar vendimi i përjashtimit nga loja të basketbollistit Dardan Berisha, pavarësisht se ky i fundit pati një reagim mjaft të ashpër dhe fyes ndaj lojtarit të Shqipërisë, amerikanit të natyralizuar Majk Mohzer.

Duke qenë se Kosova e fitoi këtë ndeshjeve miqësore me rezultatin 71-63, titulli i postimit në faqen zyrtare në internet të Federatës është: “Kosova më e fortë se Shqipëria”.

Postimi i plotë i Federatës së Basketbollit të Kosovës:

“Në ndeshjen e parë në Tiranë, kombëtarja e Kosovës shënoi fitore ndaj asaj të Shqipërisë me 8 pikë dallim 71:63. Kosova e filloi ndeshjen me seri 10:0 dhe në fund të çerekut të parë kishte epërsi prej 9 pikësh 23:14, në saje të lojës efektive, kryesisht në trapez, gjë që është posaçërisht inkurajuese.

Çereku i dytë u përshkua me lojë të tensionuar dhe pas një incidenti midis Mike Moser dhe Dardan Berishës, gjyqtarët përjashtuan Dardan Berishën nga ndeshja.

Vendimi i gjyqtarëve, edhe pse ishte i gabuar, u respektua nga ekipi jonë.
Kosova mbante epërsinë e vazhdueshme deri kah mesi i çerekut të katërt kur kjo epërsi ra në vetëm një pikë dhe ate dy herë.

Sidoqoftë, pesë pikë të Granit Rugovës, një treshe e Erjon Kastratit dhe gjashtë pikë të Leonard Mekajt në minutat e fundit, i mundësuan Kosovës fitoren, në dukje të lehtë dhe finish të qetë të ndeshjes.

Kosova nesër zhvillon ndeshjen e dytë me Shqipërinë në ora 19:00 në palestrën Feti Borova.
Kjo do të jetë miqësorja e fundit e Kosovës para fillimit të para kualifikimeve për Kupën e Botës Kina 2019, ku Kosova është në grup me Maqedoninë dhe Estoninë.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool