Pas skandalit me mishin, procedohet në Qeveri projektligjin për ushqim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka proceduar sot në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për Ushqim dhe Projektligjin për Pijet e Forta Alkoolike.

Lajme

11/04/2018 15:51

Procedimi i mëtejmë i këtyre ligjeve dhe miratimi i tyre do të ndikojë në krijimin dhe forcimin e mëtejmë të bazës ligjore për rregullimin e kërkesave në fushën e ushqimit, mbrojtjes së shëndetit publik dhe përcaktimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.

Projektligji për Ushqim synon edhe rregullimin e çështjeve të fundit, të cilat kanë ndodhur në vend me produktet e mishit, kështu që MBPZHR-ja thotë se është konfidente se ky projektligj do ta ndihmojë sektorin e ushqimit në avancim sa më të përgjegjshëm./Lajmi.net/