Pas shumë vitesh takohen Dafina dhe Tuna

Dikur kishin një bashkëpunim.

ShowBiz

19/01/2018 08:32

Por, pasi dolën disa incizime ku nuk flisnin mirë njëra për tjetrën, Tuna Sejdi dhe Dafina Zeqiri i kanë dhënë fund miqësisë së tyre, duke u shëndrruar në rivale të përbetuara, shkruan lajmi.net

Mirëpo, kjo armiqësi nuk zgjati shumë, pasi pas disa vitesh, dy këngëtaret u pajtuan duke e ndjekur njëra-tjetrën në Instagram e duke u komentuar në foto.

E tani ka qenë radha e një takimi mes tyre.

Tuna ka udhëtuar drejt New Yorkut dhe është parë me Dafinën e cila po e priste me padurim.

Dyshja kanë hedhur edhe fotografi në rrjetet sociale, duke thënë se ‘askush s’mund të ulet me to’.

Epo… një duet i radhës mes tyre do ishte i mirëpritur por… pa ia prishur shoqërinë më./Lajmi.net/

27042770_2467995770092576_642289382_n