Pas shumë vitesh në el-Bab të Sirisë një Ramazan në paqe

Në saj të ofensivës Mburoja e Eufratit qyteza el-Bab në Aleppo, është pastruar nga organizata terroriste ISIS, ndërsa sot pas 6 vitesh, për herë të parë qytetarët kanë mundur të fillojnë një Ramazan në paqe.

Bota

27/05/2017 20:56

Gjallëria në rrugët dhe rrugicat e el-Bab, ngjason me atë para luftës dhe kjo në saj të një operacioni të suksesshëm të ushtrisë së Turqisë e cila mbështeti Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) për pastrimin e zonës, raporton AA.

Në qytet janë rikthyer rreth 100 mijë njerëz, ndërkohë që nga njëra anë bien në sy godinat e shembura, nga ana tjetër ajo që shikohet është se gjallërimi i rrugëve dhe rrugicave të çon në kohën e para luftës në këtë vend.

Sigurinë e qytezës e mbajnë personeli i policisë dhe ushtrisë vendase, të trajnuar në Turqi.

el-Bab është një nga qytetet e rralla të kthyera përfundimisht në paqe, ndërsa çmimet e ulëta si për veshjet ashtu edhe për ushqimet, janë një tjetër faktor që tregojnë këtë gjë, në krahasim me rajonet e tjera.

Edhe pse i kthyer në një gërmadhë, mijëra njerëz janë të lumtur që fillojnë një ramazan në paqe pas 6 vitesh në qytetin e tyre.