Pas Shqipërisë, në prill Kosova mbledhje të përbashkët me Maqedoninë

Pas mbajtjes së dy mbledhjeve të përbashkëta me Qeverinë e Shqipërisë, Kosova planifikon që një të tillë të bëjë edhe me Qeverinë e Maqedonisë. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e mbajtur të martën.

Lajme

24/03/2015 13:32

Ai ka thënë se presin që mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë, të mbahet në gjatë muajit prill.

“I kemi shpërndarë çështjet e interesit për të cilat e kemi edhe iniciativën për disa çështje nga Qeveria maqedonase. Do të bëjmë përpjekje që edhe ne t’i konkretizojmë propozimet dhe orientimet tona në një periudhë shumë të shkurtër dhe do ta harmonizojmë që takimi mundësisht të mbahet gjatë muajit prill, në të cilin po ashtu do të merremi vesh për çështjet e caktuara, të cilat do ta lehtësojnë bashkëpunimin ekonomik dhe bashkëpunimin në fushat tjera me Maqedoninë”, tha kryeministri.